SUPRINA PËR KUZHINEN

Previous Image
Next Image

info heading

info content


Suprinë kuzhine në KRION®, rezistencë dhe bukuri maksimale për kuzhinën.

Porcelanosa ka zhvilluar një material të avancuar për suprinat e kuzhinës, një përbërje minerale në gjendje të përballojë temperatura të larta dhe agresione të jashtëme pa pësuar ndryshime.

KRION® Solid Surface është një material i përshtatshëm për realizimin e banakut të kuzhinës falë rezistencës së madhe kimike që ka. Me një sipërfaqe të ngrohtë dhe e këndshme në prekje, është në gjendje të përballojë sulmin e acideve të përqëndruara, është rezistente ndaj çdo lloj njolle dhe nuk pëson ndryshime nga përdorimi i agjentëve kimik, duke përfshirë edhe tretësit.

Duke mos qënë poroz, ky material është përdorur edhe për prodhimin e lavamanëve të integruar plotësisht.

Për më tepër, në sajë të rezistencës ndaj nxehtësisë dhe vetive antizjarr, mund të qëndrojë në kontakt me temperatura të larta pa pësuar asnjë dëmtim.

Përdorimi i ushqimit mbi këtë material është i garantuar nga normativa UNI-EN ISO 1186. Materiali është edhe hipoalergjik dhe antibakterial.

KRION® është ndryshe nga materialet e tjerë të përdorur për prodhimin e suprinave të kuzhinës pasi nuk ka hapësira në bashkimet e pjesëve. Me saldimin kimik të pjesëve përfitohet një sipërfaqe e vazhdueshme, duke shmangur çdo mundësi për burim bakteresh.

Përveç kësaj, karakteristikat antibakteriale të KRION® Solid Surface përftohen pa asnjë lloj shtese. Materiale të tjera në treg e arrijnë këtë performance në sajë të përzierjes të bioacideve, por me kalimin e kohës bakteret mund të bëhen imun ndaj këtyre bioacideve të shtuar, diçka që nuk ndodh me sipërfaqet e realizuara me KRION®.

KRION® ofron një game të gjerë mundësish si për sa i përket finiturave, me më shumë se 100 ngjyra, midis të cilave e bardha më e pastër, ashtu edhe për design. Është e lehtë të krijosh figura komplekse të çdo lloji.

Për më tepër, KRION® Solid Surface është një material i prodhuar me kritere ekologjike që nuk lëshojnë komponime të paqëndrueshme. Përmbush guidën për mbrojtjen e mjedisit , kriteret e rezistencës dhe mund të riciklohet 100%.